Kupa e Shqiperise, kalojne "big"-et
Ne nje mot me shi, ashtu sic ngjau edhe me ndeshjet e para dy javeve, dje u zhvilluan tete ndeshjet e kthimit te Kupes se Shqiperise. Ne ndryshim nga ndeshjet e kaluara, ne sfidat e kthimit nuk pati asnje anulim dhe as surpriza. Jane percaktuar ekipet cerek finaliste te edicionit te 57-te te Kupes se Shqiperise ne futboll, emrat e te cilave parashikoheshin edhe me pare. Pra ekipet qe luajten ndeshjen e kthimit ne fushen e tyre, kaluan te gjitha me radhe, ne turin tjeter te kupes. Pjesa me e madhe e ekipeve kualifikuese, sidomos ato kryeqytetase, e kane fituar disa here kete trofe. Duke e vleresuar maksimalisht ate, dje ne ndeshjen e kthimit, ekipet kryeqytetase fituan me rezultate te thella, duke shenuar nje bollek golash ne total, ndaj kundershtareve te tyre. Ne fakt, Tirana e kishte siguruar kualifikimin, qe pas fitores se pare ne Lushnje, 4-1. Edhe per Partizanin dukej disi e lehte, por fitorja e thelle ka sjelle jo vetem kualifikimin e nevojshem por edhe moralin e duhur, para ndeshjes se kampionatit, ne Fier, ku nje tjeter sukses do te thoshte per te kuqte, lamtumire vendi i fundit! Ishte ne dileme vetem kualifikimi i Dinamos. Blute dukeshin teper te motivuar, per ta fituar ndeshjen e tyre, ndaj Skenderbeut dhe e nisin lojen me kembe te mbare qe ne fillim. Pasi siguruan nga nje bilete per ne cerekfinale, ekipi i Vllaznia do te prese me 29 shkurt Dinamon, ne ndeshjen kryesore te cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise. Partizani do te diskutoje gjysmefinalen e kupes me Flamurtarin e Vlores, kurse Tirana do te prese Elbasanin. Shkumbini do te vihet perballe Beses se Kavajas. Ne muajin prill do te luhen ndeshjen gjysmefinale dhe me 6 Maj do te zhvillohet finalja e madhe e Kupes se Shqiperise, e cila ne vendin tone paraqet interesin e ekipeve, per shkak se fituesi i Kupes eshte i barazvlefshem me vendin e dyte ne klasifikim, pra siguron nje bilete ne Kupen UEFA, teper e lakmuar nga skuadrat tona.
Dinamo - Skenderbeu 4-0
Dinamo fitoi thelle, 4-0 ndaj Skenderbeut, duke permbysur humbjen 1-0, te ndeshjes se pare ne Devoll. Ne "Skender Halili" per blute shenoi ne fillim te lojes nga pika e bardhe, Poci dhe me tej realizoi Diop. Ne pjesen e dyte trefishoi Plaku dhe realizoi ne fund Sefa. Lojtaret e Dinamos fitoren e djeshme e kishin detyre, e cila u realizua me sukses.
Vllaznia - Teuta 3-1
Ndeshja kryesore e cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise mes Teutes dhe Vllaznise kualifikoi e nuk solli shume surpriza. Goli i Viles eshte permbushur nga Vllaznia, brenda pjeses se pare. Ne fund te ndeshjes, Belisha pengoi Vilen dhe Teuta protestoi per nje 11-metersh. Gjithsesi, ndeshja perfundoi 3-1 duke kualifikuar ne fund, ekipin shkodran.
Partizani - Burreli 5-0
Partizani, pas fitores se pare ne Burrel, 1-0, dje ne Kamez mundi serish thelle ekipin e Kategorise se Pare, 5-0. Golat per te kuqte i shenuan Bakaj ne fillim te pjeses se pare. Perleshi nje eurogol ne fund te pjeses se pare, Ngjela ne fillim te pjeses se dyte realizoi nje gol tjeter te bukur dhe Stafa e Karabeci dy golat e fundit te fitores se te kuqve.
Elbasani - Beselidhja 2-0
Ne stadiumin "Ryzhdi Bizhuta", Elbasani shenoi dy gola ndaj Beselidhjes, me ane te Kejsit ne pjesen e pare dhe te Stojkut nga pika e bardhe, ne minuten e 62-te. Ne ndeshjen e pare te kupes, Elbasani kishte barazuar 2-2 me Beselidhjen dhe i mjaftonte nje fitore minimale per te kaluar me tej. Verdheblute ishin dominues gjate gjithe lojes.
Flamurtari -Bylis 2-1
Brajkovic dhe Alvesh shenuan dy golat e fitores per ekipin e Flamurtarit, qe pas dy sezoneve rikthehet ne cerekfinale te Kupes se Shqiperise. Kualifikimi ishte i veshtire per vlonjatet, te cilet duhet thene se edhe ne pjesen e dyte jane vene ne presion. Barazimi qe siguroi Flamurtari ne Ballsh dy jave me pare, ndikoi ne kualifikimin e djeshem.
Shkumbini - Apolonia 2-0
Shkumbini permbysi barazimin e ndeshjes se pare me Apolonine, duke siguruar nje bilete ne cerekfinale te Kupes se Shqiperise. Ne fillim shenoi Nora, ne minuten e 51-te dhe Shenaj ne minuten e 74' dyfishoi shifrat, per ekipin vendas. Perpjekjet e Apolonise nuk sollen asgje deri ne fund. Shkumbini, ashtu si ne sezonet e fundit kalon ne cerekfinale.
Tirana - Lushnja 5-0
Golashenuesi me i mire i Kategorise Superiore, Migen Memelli shenoi pese gola per Tiranen, ne ndeshjen e djeshme perballe Lushnjes, e cila u zhvillua ne "Selman Stermasi". Bardheblute ishin dominues ne loje, perballe Lushnjes se pafuqishme. Sulmuesi kryesor ishte njeriu i ndeshjes, duke i shenuar ai te gjithe golat e ndeshjes.
Besa - Kastrioti 3-0
Besa e Kavajes e kishte thuajse te sigurt kualifikimin, pas fitores 2-1 ne ndeshjen e pare, ne Kruje. Dje ne Luz, ku u zhvillua takimi i kthimit, kavajasit shenuan tre here ndaj krutaneve. Dy gola i shenoi Progri dhe te fundit Targaj per Besen, e cila kalon me lehtesi, ne turin tjeter te kupes. Ndeshja e kthimit eshte dominuar teresisht nga kavajasit.
E vecante
Ne Shkoder, ku u zhvillua ndeshja me e rendesishme e turit te dyte te Kupes se Shqiperise, mes Vllaznise dhe Teutes, gjate pjeses se dyte, u ndezen dritat e stadiumit "Loro Borici". Edhe pse ishte dite, moti i vrenjtur pengoi zhvillimin normal te ndeshjes.
6 Maji
Do te jete dita kur do te luhet finalja e Kupes se Shqiperise. Ne fund te shkurtit dhe ne fillim te muajit mars do te zhvillohen ndeshjen e kthimit dhe ne prill takimet gjysmefinale te kompeticionit te dyte me rendesi ne vend.
15 here
Fituesit e ketij edicioni, Partizani, pavaresisht fillimit te dobet ne kampionat, kane prere nje bilete ne cerekfinale dhe madje ne planet e te kuqve, pas janarit, eshte fitimi i Kupes, dhe kapercimi i zones se ftohte ne kampionat.