Jeta e Pelés, permes nje filmi te animuar
Legjendari i futbollit Pelé do te rikthehet edhe nje here ne fushe. Por kete here permes nje filmi te animuar. Filmi do te jete nje produksion indian dhe do te tregoje historine e mitit brazilian. "Compact Disc India" ka siguruar gjithashtu edhe te drejten per te zhvilluar nje "video-game" dhe prodhime te tjera promovimi per lojtarin qe fitoi tre here titullin e kampionin te Botes me Brazilin. Pele, i njohur ne mbare planetin dhe i votuar nga FIFA si lojtari me i mire i shekullit te shkuar, eshte nje legjende ne mbare futbollin boteror. Agjencia braziliane "Prime Licensing", qe mban te drejtat ekskluzive te markes Pelé, e ka konfirmuar kete marreveshje. Edhe rivali i Peles, argjentinasi Maradona eshte perfshire gjate vitit te kaluar ne nje projekt te tille, por nga nje kompani kinematografike hollivudiane.