E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja e mbyll vitin 2008, me nje progres te dyte

Kombetarja shqiptare njeh zyrtarisht progresin me te larte, duke u pozicionuar ne vendin e 81-te, nga i 86-ti qe ishte muajin e shkuar. Sipas renditjes se FIFA-s, kombetarja jone e mbyll vitin 2008, me renditjen me te mire te 12 muajve te vitit. Kuqezinjte, pas vleresimit te fundit te FIFA-s, jane ngjitur pese vende, ne krahasim me nje muaj me pare. Ne nentor, Shqiperia humbi tre vende. Sipas klasifikimit te fundit Shqiperia renditet me mire, ne krahasim me veten e saj, por edhe me ekipet e tjera te grupit. Keshtu Portugalia, e cila renditet ne vend te 11-te, ka humbur nje pozicion gjate ketij muaji. Nje muaj me pare portugezet ishin ne vend te 10-te. Suedia e cila ndodhet me renditjen me te mire pas Portugalise, nga ekipet e grupit tone, pozicionohet se fundmi ne vend te 32-te, duke humbur keshtu tre pozicione, krahasuar me muajin e kaluar. Danimarka ne vend te 37-te, ka humbur tre pozicione. Vetem Hungaria, qe pozicionohet ne vend te 47-te ka pasur ngjitjen me te madhe nga ekipet e grupit tone per kete muaj, duke fituar nente vende.

Programi

Drejtuesit e FSHF-se, te kontaktuar nga "Koha Jone", theksuan se trajneri holandez, para ndeshjeve me Malten dhe me Hungarine, ende nuk e ka sjell programin e punes se muajit janar, para ndeshjes se pare te vitit 2009, ate ndaj Maltes. Sipas drejtuesve te ekipit tone kombetar, keto dite pritet te vij programi i trajnerit holandez dhe ne baze te ketij programi do te vijoje puna me ekipin tone kombetar. Keshtu, para ndeshjeve me Malten dhe me Hungarine, jane dy mundesi: Trajneri Ari Han ose do te grumbulloje ne nje zbor disa nga lojtaret e kampionatit shqiptar per te seleksionuar me te miret, ose do te zhvilloje nje turne te dyte neper Evrope, per te njohur dhe takuar lojtaret qe luajne ne radhet e kuqezinjve dhe ata qe synojne te veshin fanellen e kombetares se Shqiperise.

Vendimi

Shqiperia do te marre pjese ne muajin qershor, ne Lojerat Mesdhetare, me nje ekip perfaqesues futbolli, i cili do te perbehet nga lojtaret te kombetares B dhe do te drejtohet nga trajneri holandez Ari Han. Ekipi shqiptar olimpik i futbollit nuk merrte pjese qe nga Lojerat Mesdhetare te vitit 1996.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›