Shenkoll, i moshuari kapet me fisheke
Lezhe- I moshuari kapet me fisheke ne trasta, te cilet perpiqej t'ia dergonte ne qeli djalit te denuar me burgim te perjetshem per vrasje. Gardianet e burgut te Shenkollit ne Lezhe kane parandaluar mesditen e djeshme nje tentative te mundshme, per atentat ne ambientet e burgut. Burime nga ky burg konfirmuan per gazeten "KJ" se ndaluan ne dhomat e kontrollit 73-vjecarin Kol Ndoj, te cilit iu gjeten mes teshave edhe kater fisheke pistolete. Mesohet se ushqimet dhe teshat i dergoheshin te riut Besim Ndoj, qe jave me pare ishte transferuar nga burgu i Peqinit per ne Shenkoll. Ne oret e mbremjes i moshuari eshte lene per hetim ne gjendje te lire, pasi ka deshmuar se nuk dinte gje per fisheket.
Ngjarja
I moshuari Kol Mark Ndoj, banues ne Lezhe, kishte futur mes rrobave edhe kater fisheke per t'ia derguar djalit ne qeline e ketij burgu. Por eshte pikasur rreth ores 12:30 nga kontrolloret e burgut te Shenkollit, te cilet njoftuan menjehere drejtuesit dhe Policine e Burgut, duke shmangur perpjekjen per ta futur ne qeli. Kur eshte pyetur nga gardianet se cfare ka pasur ne canta, 73-vjecari eshte pergjigjur se mbante vetem ushqime, rroba dhe duhan per te birin. Duke dyshuar te deshmia e te moshuarit, efektivet kane nisur te kontrollojne cdo ushqim dhe rrobe. Burime zyrtare thane se kater fisheket u gjeten mes nje bluze dhe njoftuan menjehere zyrtaret per kete rast.
Nga verifikimi i kryer ka rezultuar se fisheket i adresoheshin Besim Ndoj, i denuar per krimin e vrasjes me burgim te perjetshem nga gjykata. Burime zyrtare bene me dije se Ndoj ne kete burg ishte izoluar perkohesisht pas transferimit me te fundit nga Burgu i Peqinit.
Kontrollet
Zbulimi i kater fishekeve pistolete ne burgun e Shenkollit ka vene ne alarm jo vetem gardianet, por edhe drejtuesit qe jane hedhur menjehere ne aksion. Ngjarja eshte raportuar menjehere ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, kurse policia e institucionit ka ndermarre urgjent nje kontroll ne te gjitha qelite e burgut te sigurise se ulet, perfshire edhe dhomen e Besim Ndoj, ku adresoheshin municionet. Mesohet se Ndoj vuante denimin ne Peqin se bashku me disa persona te tjere te njohur ne boten e krimit dhe te denuar perjete. Dyshohet se gjate kohes se qendrimit ne Lezhe, duke qene edhe afer shtepise, i riu ka perfituar per te marre nje porosi me fisheke qe do i dergonte me pas drejt burgut te sigurise se larte. Burime zyrtare thane se fisheket mund te kene qene te destinuar per atentat te mundshem dhe kane nisur kerkimet per te zbuluar ndonje arme ne burgjet e vendit. Gjate kontrollit ne Shenkoll mesohet se nuk eshte gjetur asnje send i dyshimte apo arme. Mesohet se kontrolle jane kryer edhe ne Peqin, por rezultatet nuk u bene publike. Gardianet kane marre ne pyetje edhe te denuarin Besim Ndoj, per te mesuar personin qe kishte bere porosine dhe qellimin e perdorimit te tyre.
"Nuk e dija se cfare kishte ne cante"
I moshuari qe dyshohet per futjen e fishekeve ne Burgun e Shenkollit ka pranuar se ne qeli gjendej djali i tij, por ka mohuar te kishte dijeni per municionin. Burime zyrtare thane per gazeten se Kol Ndoj, 73-vjec, eshte liruar mbremjen e djeshme pas disa oresh ndalimi per futjen e sendeve te ndaluara ne burg dhe "mbajtje pa leje te municioneve". "Une nuk e dija se cfare kishte ne canta pervec ushqimeve dhe rrobave per djalin", eshte shprehur i moshuari per hetuesit. Duke vleresuar moshen e thyer dhe pamundesine e 73-vjecarit per te organizuar kete perpjekje per te futur fisheket ne qeli, grupi hetimor ka urdheruar hetimin ne gjendje te lire te Ndoj, deri ne nje faze te dyte.
Aleksander Ndoja