E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafael van der Vart, i merzitur te Reali

Rafael van der Vart mund te jete disi i palumtur te Real Madrid, por lojtari i kombetares holandeze nuk eshte gati te braktise qe tani kampionatin spanjoll. Mediat spanjolle raportojne se 22-vjecari mund te largohet ne fund te ketij sezoni nga Madridi. Pas nje fillimi te shkelqyer, van der Vart ka perfunduar ne stol, gjate javeve te fundit te kampionatit. "Nuk jam shume i lumtur te ekipi dhe jam ne nje situate te veshtire," - theksoi van nder Vart. "Kam luajtur shume mire gjate muajit tim te pare ne ekipin e ri dhe shenova madje kater gola. Por faji i pjeses se dyte mund te bjere mbi te gjithe lojtare, sepse gjerat jane te kombinuara dhe dua te pranoj se niveli i performances sime ka rene ndjeshem gjate ndeshjeve te fundit. Qe pasi holandezi shenoi golin e katert, ne tre ndeshjet e tij te para me Madridi, deshtoi me tej per te ruajtur ritmin me ekipin e tij. "Problemi eshte se nuk di se nga duhet t'ia filloj," - tha van der Vart. "Ka luajtur mire ne humbjen 4-3, ndaj Seviljes, por jam zevendesuar ne pjesen e dyte te ndeshjes. Duhet te kapercej kete situate dhe duhet te rritem si lojtar per te provuar serish, ne te ardhmen. "Bernd Shuster eshte shkarkuar nga Reali pas krizes dhe ne vend te tij eshte ulur Juande Ramos.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›