E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, luhet turi i parë

 

TIRANE- Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e turit të parë, ku spikat barazimi 1-1 i Tiranës në Pukë ndaj Tërbunit. Përpos kësaj, skuadrat e mëdha nuk kanë falur që në ndeshjet e para, duke tentuar të shmangin surprizat e pakëndshme që në këto momente. Një fitore shumë të rëndësishme për moralin ka arritur Partizani, që mundi 5-1 Tepelenën, në një ndeshje ku dy gola janë shënuar nga braziliani Roma, ndërsa shifrat janë vulosur nga Capo, Babamusta e Ngjela. Kjo sfidë ishte e para për Shpëtim Duron në stolin e kuq, pas marrjes së detyrës ditën e hënë. Edhe Dinamo arriti të fitojë 1-0 në Patos ndaj Albpetrolit, ndërsa fituesit në fuqi të Kupës, Vllaznia, arriti të fitonte 4-0 në Librazhd kundër Sopotit. Këto janë edhe rezultatet e 16 ndeshjeve, të ndara në grupe. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›