E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqiperise meson 8 te kualifikuarit e Turit I

Ndeshjet Nuk luhen ndeshjet Domosdova-Delvina dhe Sopoti-Tepelena

Problemet shoqerojne Turin I te Kupes se Shqiperise ku dy ndeshjet Domosdova-Delvina dhe Sopoti-Tepelena nuk u zhvilluan. Shkak per kete duket se jane bere pamjaftueshmeria financiare e klubeve udhetuese te cilat nuk u paraqiten. Gjyqtaret perkates se bashku me lojtaret e skuadrave pritese per respekt te rregullores kane zbritur ne fushe dhe kane qendruar per 45 minuta te qender te fushes ne pritje te kundershtarit. Dy ekipet qe nuk u paraqiten pritet te humbasin ndeshjen ne tavoline dhe rrjedhimisht te eliminohen. Mase tjeter ndeshkimore ndaj te mosparaqiturve mund te jete edhe perjashtimi nga edicioni i ardhshem i Kupes. Ndersa surpriza e eliminatoreve ishte skuadra e Sukthit qe eliminoi Turbinen me fitoren 1-3. Ndeshja u luajt ne Kamze sepse pas problemeve me drejtuesit e Bashkise se Cerrikut Turbina nuk mundet te luaje ndeshjet ne stadiumin e qytetit. Pushteti lokal ka krijuar nje skuader te re futbolli me emrin Cerriku dhe nuk e njeh skuadren e vjeter e cila njihet edhe nga FSHF. Pese te kualifikuarit e tjere te ketij turi jane Skrapari Luzi 2008 ErzeniMemaliaj dhe Butrinti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›