Kupa e Shqiperise percaktohen 3 gjysmefinalistet

Kupa e Shqipërisë ka njohur tre skuadrat e para gjyëmëfinaliste që do të vazhdojnë garën për të fituar trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, por që në të njëjtën kohë siguron një biletë për në Kupat e Evropës. Tirana, Vllaznia dhe Besa kanë siguruar kualfikimin, pasi kanë mbyllur me sukses ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve.
Bardheblutë e kryeqytetit kanë mundur thellësisht 5-0 Bylis, duke bërë të pavlefshëm fitoren e skuadrës ballshiote në sfidën e vajtjes. Dushku, Pejic, Hyka, Gozdenovic dhe Lila kanë vulosur me golat e tyre ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, duke i siguruar kualfikimin Tiranës ne objektivin e vetëm sezonal.
Gjithcka e lehtë dhe për Vllazninë, e cila pas fitores 2-0 në takimin e vajtjes, ka mundur 4-2 Laçin. Skuadra shkodrane ka përmbysur avantazhin e shpejtë të vendasve, ndërsa më pas ka shënuar edhe dy herë të tjera duke siguruar një biletë për në gjysmefinalet e Kupës së Shqipërisë.
Vazhdon më tej Besa, e cila ka përfituar nga fitorja 1-3 në ndeshjen e vajtjes, pasi në sfidën e luajtur në fushën e saj skuadra kavajase ka barazuar 2-2 me Skënderbeun.
Nertan Prifti