E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: E dija se do të shënonim

Numri një i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është më se i kënaqur me dy golat e shënuar në fitoren 5-2 ndaj Zurichut."E dija se golat do të vinin, andaj isha shumë i qetë. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë në ndeshjen e parë dhe të fillojmë mirë në Evropë, dhe e kemi arritur këtë", ka thënë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
"Ekipi funksionoi shumë mirë dhe jam i lumtur me rezultatin. Në pjesën e dytë u qetësuam dhe bëmë atë që nuk mund ta përsërisim në të ardhmen. Thonë se ne jemi favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, por duhet të shkojmë dalëngadalë", ka shtuar portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›