E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Adebayor meriton të ndëshkohet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka kritikuar kolegun e tij të Manchester Cityt, Mark Hughes, për mënyrën e reagimit të tij ndaj goditjes së Emmanuel Adebayor në Robin van Persien.
FA ka akuzuar ish-sulmuesin e Arsenalit, Adebayor, me tre ndeshje mos-lojë për sjellje të dhunshme dhe City ka kohë deri sot në mbrëmje të bëjë ankesë në lidhje me këtë vendim, por Wenger është i befasuar nga ngurrimin e Hughes për të qortuar sjelljen e Adebayor.
"E pashë kur erdha në shtëpi dhe vërtet dukej keq. Pyesni 100 njerëz, dhe 99 do të thuan se ishte keq dhe i njëqindti do të jetë Mark Hughes. Mendimi im është se Adebayor meriton të ndëshkohet për atë që bëri", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›