E Shtunë, 31 Tetor 2026

Era e re e kinemasë spanjolle

Studentët e ateliesë së modës në Akademinë e Arteve janë ballfaquar tek publiku me një tjetër ekspozitë në titullin “Fashion folk Bazar” ose “Mode traditë Pazar”. Krijimet dhe idetë e tyre këtë herë janë të lidhur ngushtësisht me tregun, me atë të cilin ata duhet të përballen cdo ditë.

"Është një ekspozitë e cila përpiqet të lidhë prurjet e studentëve tanë, atë cfarë ata krijojnë ta lidhin me tregun. Është një gamë e gjerë dhe e pasur artikujsh dhe synimi i kësaj ekspozite në fakt janë vepra arti, artikujsh, të cilët i propozohen konsumatorit, i propozohen tregut", tha Najada Hamza, pedagoge në Atelienë e Modës.

Ekspozita prezanton stile dhe frymëzime të ndryshme të realizuara nëpërmjet tekstileve që i përdorim shpesh në jetën tonë të përditshme. Edhe pse mund të mbeten larg të përditshemes, këto punë synojnë të jenë në avangardë me tregun dhe konsumatorin.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›