Gerrard: United i fortë edhe me Moyes

Stiven Gerrard ka deklaruar se largimi i Sir Alex Ferguson do të lë gjurmë te Manchester United, por se ai e sheh këtë skuadër përsëri në luftën për titull.
"Atyre i është larguar një menaxher i klasit botëror ndërsa ka ardhur një trajner që bëri punë të shkëlqyer te Everton. Te United do të jetë një frymë e re në skuadër por se unë i shoh ata përsëri në garën për titull. Te Manchester United ka lojtarë të kalibrit botëror. Do të jetë një garë interesante. Mourinho ka ardhur te Chelsea, City ka një skuadër të fortë, ndërsa aty janë edhe Arsenali e Tottenhami" deklaroi Gerrard./Indeksonline/