E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja për Marko Marin

Chelsea ka arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit gjerman, Marko Marin. Pasi dështoj të tregoj veten te skuadra angleze, Marin do të huazohet për një edicion te skuadra spanjolle Sevilla.

Marin erdhi në Chelsea si një përforcim i madh nga Werder Bremen por që asesi nuk u përshtat në futbollin anglez, sidomos pas një lëndimi që kishte pësuar.

Marin do ti bashkohet Sevillas në korrik ndërsa do të qëndroj një edicion të plotë në formë huazimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›