E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona ne prag revolucioni

Momente krize ne Barcelone. Gjithcka filloi te dielen, pas mbarimit te ndeshjes midis blaugranave me modestet e Getafes (0-0). Tifozet shperthyen kunder skuadres, por mbi te gjitha, kunder presidentit Laporta, te cilit iu kerkua doreheqja, sepse dukej teper indiferent para nje tjeter mundesie te cuar dem per t'ju afruar sa me shume Real Madridit, te cilet kryesojne kampionatin spanjoll. Kjo eshte hera e pare qe tifozet jane kunder presidentit te zgjedhur ne 2003-in, i cili risolli Barcen ne majat spanjolle dhe evropiane, duke mbledhur kampione dhe "Topa te Arte", si Ronaldinjo e Henri. Laporta konsiderohet si nje burre i heshtur, por korrekt dhe, me sa duket, s'ka aspak ndermend te jap doreheqjen. Mandati i tij skadon ne 2010. Revolucioni blaugrana mund te nise mbi te gjitha, per shkak te disa blerjeve te rendesishme qe i perkasin epokes Laporta. Ronaldinjo eshte hedhur ne ankand dhe Henri, eshte kerkuar nga Celsi. Nje interes qe nuk e le indiferent francezin, i cili nuk eshte ndjere asnjehere me mire ne Spanje dhe asnjehere ne formen e tij me te mire fizike ne Ligen e Kampioneve. Nje rikthim ne Premieren e tij te dashur mund te kthehet ne nje mundesi te shkelqyer per te "rinisur" edhe nje here karrieren e tij si futbollist. Barcelona mesa duket do te mendohet akoma, sepse ish-futbollisti i Arsenalit ka edhe 3 vjet para skadimit te kontrates, por duke pare edhe rezultatet e lojtareve te rinj qe kane ne shtepi, Mesi e Bojan, mbi te gjitha, ikja e tij mund te jete pozitive per te dyja palet .Keto nuk jane gje tjeter, vecse para kesh ne dore te marra nga leshimi i Henrise, te cilat mund te investohen, tek i riu bullgar, i cili eshte ne qender te vemendjes se klubeve me te rendesishme evropiane, Dimitar Berbatov, 27 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›