Kupa, ndërpritet Gramozi-Teuta

(ALBANIA SPORT) - Ndeshja e parë çerkefinale e Kupës së Shqipërisë midis Gramozit të Ersekës dhe Teutës së Durrësit, e vlefshme për Grupin B, u ndërpre në minutën e 30-të për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe gjendje së pa papërshtatshme për të luajtur futboll në fushën kolonjare. Takimi në atë moment ishte 0-0. Ndeshja do të riluhet në një datë tjetër që pritet të fiksohet nga Sektori i Garave të FSHF-së. I pafat edhe debutimi i trajnerit të Teutës, Ylli Shehu, pasi në ndeshjen e parë të tij si teknik i durrsakëve, pasi takimi zgjati vetëm 30 minuta. Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili