Kupa, Skënderbeu – Vllaznia 0-0

(ALBANIA SPORT) - E nisur të luhet me një top të bardhë dhe e përfunduar me një top të kuq në një terren të zbardhur nga bora, Skënderbeu i rinovuar me 5 debutime lojtarësh (Asllani, Grizha, Malindi, Roshi, Lefskaroski) barazoi pa gola me Vllazninë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Gjithsesi, ndeshja pati disa raste. Enco Malindi, blerja e re e Skëndërbetu rrezikoi në minutën e 7-të dhe reagoi veterani i Vllaznisë, Armir Grima, ndërsa nga ana tjetër u kundërpërgjigj kosovari Ilir Nallbani me dy goditje në portën e korçarëvë të mbrojtur nga ana e maqedonasit Kusturanov.
Rasti më kulmor i takimit të zhvilluar në temperaturë nën zero gradë, ishte ai i sulmuesit anglez të Vllaznisë, Jemi Phoenix, ky i fundit i pati të gjitha mundësitë për të realizuar, por topi i goditur prej tij ngeci për shkak të baltës në pak centimentra larg vijës fatale.
Takimi i kthimit në “Loro Boriçi” do të luhet dy javë më pas, më 24 shkurt, por me një avantazh të lehtë të Vllaznisë, së cilës i mjafton çdo lloj fitoreje.
Skënderbeut i presidentit Agim Zeqo i mjafton çdo lloj barazimi me gola për të kaluar për herë të 8-të në gjysmëfinale. Vllaznia, 6-herë fituese e Kupës, nga ana e saj ka marrë pjesë herë midis katër më të mirave të këtij kompeticioni.
RRUGA E SKËNDERBEUT NË KUPË
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Skëndeberu eliminoi Skraparin: humbi 5-3 në Çorovodë dhe fitoi 9-5 në Korçë. Në turin e dytë eliminoi Apoloninë: fitoi 1-0 në Korçë dhe humbi 2-1 në Fier, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Skënderbeu barazoi 0-0 Vllazninë. Takimi i kthimit do të luhet më 24 shkurt në Shkodër.
SKËNDERBEU NE KUPE
Pjesëmarrëse: në 54 edicione
Në çerekfinale: 23 herë
Në gjysmëfinale: 7 herë
Në finale: 3 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 3 herë
RRUGA E VLLAZNISË NË KUPË
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë, Vllaznia eliminoi Tomorin e Beratit: fitoi 4-0 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Në turin e dytë eliminoi Kamzën: fitoi 3-1 në Kamzë dhe barazoi 2-2 në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Vllaznia barazoi 0-0 Skënderbeun në Korçë. Takimi i kthimit do të luhet më 24 shkurt në Shkodër.
VLLAZNIA NE KUPE
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 27 herë
Në finale: 12 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili