Kupa ne Montevideo. Tifozet festojne triumfin

Me mijëra tifozë në delir i kanë dhuruar një pritje të nxehtë kombëtares së Uruguajit e cila u kthye në Montevideo pas triumfit të shoqëruar me rekord në Kupën e Amerikës. Pas paradës në rrugët e kryeqytetit lojtarët me trofeun më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor kanë ndaluar në stadiumin më të madh të vendit, ku dhe iu është rezervuar një tjetër pritje prej heronjësh nga dhjetra mijëra tifozë me flamuj dhe të veshur me ngjyrat e skuadrës së tyre.
Uruguai fitoi për herë të 15-të Kupën e Amerikës, pasi mundi në finale 3-0 Paraguain, ndërsa heroi i fansave vendas ka qenë edhe një herë Diego Forlan, i cili shënoi dy gola në “Monumental” të Buenos Aires. Ky ishte triumfi i parë i përfaqësueses uruguajane që nga viti 1995, ndërsa skuadra e drejtuar nga Oscar Washington Tabarez hyri në histori si ekipi që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.
Me vetem 3.4 milionë banorë Uruguaji po shkruan një faqe të rëndësishme të historisë së futbollit botëror. Suksesi në Kupën e Amerikës pason paraqitjen e shkëlqyer që skudra e Tabarez bëri në Botërorin e Afrikës së jugut, ku e mbylli turneun në vendin e katërt.
Nertan Prifti