E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Tabaku Basha Do e nis me punesimin

Nuk ka vonuar shumë nga betimi kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha të emërojë zëvendësin e tij. Vetëm një ditë më pas, ai prezantoi si nënkryetaren e bashkisë, zonjën Jorida Tabaku.

Kryebashkiaku Basha tha se nuk e kishte të vështirë këtë zgjedhje, ku zonjës Tabaku i ka besuar portofolin më të
rëndësishëm, atë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit për shkak të aftësive të saj të treguara në punë si petagoge e Ekonomikut dhe deri te zv/ministrja e integrimit, post nga i cili dha dorëheqjen më parë.

"Unë do t'i kërkoj zonjës Tabaku të angazhohet fuqimisht për një prioritetet kryesore të Bashkisë së Tiranës që është zhvillimi ekonomik dhe punësimi, hapja e vendeve të punës.  Natyrisht edhe përvoja e saj e mëparshme është garanci më shumë për përballjen me sukses të sfidave të mëdha që nënkuptojnë këto dy prioritete kryesore të Bashkisë së Tiranës që janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi dhe po kështu, invesstimi ynë, puna jonë e përditshme, nuk do të jetë afatshkurtët, por afatgjatë, do të jetë për brezat e ardhshëm dhe puna me të rinjtë e kryeqytetit do të jetë një akspekt i rëndësishëm i portofolit të nënkryetares së re të Bashkisë së Tiranës"-tha Basha.

"Sigurisht që në këto vite që të gjithë kemi parë shumë ndryshime në Tiranë, ndryshime të mira, por unë jam shumë e bindur që ka akoma shumë potencial, potencial të pashfrytëzuar që së bashku do ta shfrytëzojmë në të mirë të qytetarëve të Tiranës. Ato ndryshime që ne do të fillojmë bashkë, ato ndryshime që Tirana do të ketë këto katër vite do të ndikojnë në jetën e qytetarëve për 100 vitet e ardhshme, për të gjithë brezat e ardhshëm"-tha Tabaku.

Kryebashkiaku Basha deklaroi se dy nënkryetarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës do të prezantohen në një kohë të mëvonshme, ndërsa ritheksoi se filozofia që do ta udhëheqë në punën e tij, do të jetë ajo e bashkimit të energjive me të gjithë stafin e vjetër dhe të ri për të çuar përpara sfida, siç ai u shpreh, që i ka vënë vetes për Tiranën.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›