Sovraniteti ne Veri policia e Kosoves merr dy pikat ne kufi

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës shtrijnë kontrollin në pikat kufitare në veri të Kosovës, ku janë përballur me një reagim të fortë të serbëve lokalë dhe strukturave paralele të mbështetura nga Beogradi. Gjatë aksionit për të shtrirë sovranitetin e republikës së Kosovës edhe në këtë pjesë të kontrolluar nga strukturat paralele serbe ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë speciale nga një mjet shpërthyes e gjithashtu të janë plagosur dhe disa police të tjerë nga hedhja e xhamave dhe gurëve.
• Reagojnë NATO e BE. "Negociata për tërheqjen nga veriu"
• EULEX e KFOR kundër. “Operacioni në veri i padobishëm”
• Reagon Beogradi: Presim që Prishtina të tërhiqet
Dërgimi i njësive speciale në veri për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 që ndajnë Kosovën me Serbinë është bërë pa ndonjë paralajmërim paraprak. Forcat speciale janë urdhëruar në orët e mbrëmjes që të nisen drejt veriut ku pa ndonjë rezistencë të madhe kanë vënë nën kontroll pikën kufitare 31 ndërsa kanë hasur në rezistencë të serbëve të zonës të cilët për disa orë kanë penguar forcat speciale RUSO të Policisë së Kosovës që të marrin nën kontroll edhe pikën 1 në Jarinjë.
Forcat speciale janë treguar të vendosura dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vënë kontrollin dhe në pikën 1 në Jarinjë, ku po vazhdojnë që qëndrojnë të mbledhur edhe serbët lokal të revoltuar me hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për të shtrirë sovranitetin edhe në këtë pjesë të vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka shprehur vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të mos u tërhequr nga plani për të mbajtur nën kontroll pikat kufitare me Serbinë në veri, megjithë rezistencën e serbëve radikalë dhe strukturave paralele. Ministri Rexhepi ka thënë se me vendosjen e kontrollit në këto dy pika doganore do të mundësohet edhe zbatimi i plotë i vendimit të qeverisë për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Pikat kufitare 1 dhe 31 janë djegur nga serbët e revoltuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Që nga atëherë në këto pika nuk është vendosur asnjëherë dogana duke bërë që përmes këtyre dy pikë kalimeve kufitare të futen pa kontroll në formë kontrabande mallra të shumta nga Serbia të cilat i kanë shkaktuar dhjetëra milionë humbje në vit buxhetit të Kosovës.
Pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë këto dy pika kufitare janë parë si pengesat kryesore në zbatimin e këtij vendimi, ku deri dje kanë vazhduar pa kontroll të futen në veri mallra të ndryshme nga Serbia.
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 korrik 2011 )