Kupa, rrezikon Flamurtari, vetëm barazim ndaj Laçit
TIRANE- Flamurtari ka bërë një hap fals që mund t'i kushtojë së tepërmi në çështjen e kualifikimit për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në Vlorë, skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Laçit, madje duke rrezikuar të humbiste deri dy minuta para fundit, kur arbitri akordoi një penallti. Barazimi i djeshëm do të thotë se vlonjatët do ta zgjidhin çështjen e kualifikimit ndaj Vllaznisë, në ndeshjen që do të luhet në Shkodër. Të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh, nga 5 të tilla, ndërkohë që Skënderbeu duket disi i favorizuar, pasi ka 8 pikë dhe në ndeshjen e radhës pret Laçin në shtëpi.
FLAMURTARI
Flamurtari e ka nisur takimin e djeshëm me mendjen e fjetur se do të fitonte, duke parë se Laçi nuk ka shumë pretendime në Kupë. Por, në minutën e 15-të, Buljan kaloi në avantazh kurbinasit, falë një goli të realizuar me goditje dënimi. Një tronditje për Flamurtarin, që i janë dashur shumë minuta për ta marrë veten dhe për të tentuar barazimin. E megjithatë, goli ka ardhur vetëm 2 minuta para fundit, kur Pero Pejiç arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Për t'u vlerësuar loja e Laçit, që edhe pse rrezikon rënien në kampionat, ka luajtur fort dhe pa kompromis në Vlorë. Madje, skuadra e drejtuar nga Përparim Daiu ka qenë shumë pranë fitores, duke përfituar edhe nga fakti që vendasit e kishin marrë ndeshjen disi lehtë. Pas faljes së 3 pikëve nga Komisioni i Disiplinës, një fitore në takimin e djeshëm do ta çonte Flamurtarin në pozita komode, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
SKËNDERBEU
Ashtu si vlonjatët, edhe Skënderbeu ka shpëtuar nga disfata pas një penalltie të fituar në minutat e fundit të sfidës ndaj Vllaznisë. Takimi i luajtur në Laç për shkak të pezullimit të stadiumit të Korçës, ka përfunduar në barazim 1-1. Në minutën e 76-të ishte i riu Hajdari që zhbllokoi shifrat, duke kaluar Vllazninë në avantazh. Në minutën e fundit, Skënderbeu mori një penallti, që u kthye në gol nga Sebino Plaku. Me këtë pikë, korçarët duken gjithsesi të sigurt për kualifikimin, pasi do t'u mjaftojë një fitore me Laçin në ndeshjen e fundit. GRUPI A Tirana thuajse e ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale, pas fitores së pastër 2-0 të arritur dje përballë Kamzës. Pa shumë bujë, bardheblutë mund të quhen pa frikë ekipi i momentit në futbollin shqiptar, duke qenë se janë vetëm një hap larg kualifikimit në Kupë dhe kryesojnë Superligën. Në ndeshjen e djeshme, Bekim Bala realizoi i pari në minutën e 51-të, ndërsa 6 minuta para fundit ishte blerja e janarit, Sokol Cikalleshi, ai që vulosi rezultatin. Tirana ka 10 pikë pas 4 ndeshjesh dhe i mjafton vetëm një barazim në dy sfidat e mbetura për të patur edhe sigurinë matematike të kalimit të turit. Në takimin tjetër, Bylisi mundi 3-1 Kastriotin, duke ruajtur shpresat për vendin e dytë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)