Kupa, shansi i fundit për Tiranën e Dinamon
TIRANE-Kupa e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, ndërkohë që rezultatet e ndeshjeve të para e kanë bërë gjithçka tepër të vështirë për skuadrat e mëdha. Në kryeqytet, Tirana do të presë Bylisin duke synuar të përmbysë humbjen 2-1 në Ballsh, që veç të tjerash, erdhi pas një penalltie inekzistente të dhënë nga gjyqtari Pajtim Lapi për vendasit.
Fitimi i Kupës duket shansi i vetëm për bardheblutë që të arrijnë një vend në Evropë në sezonin e ardhshëm, duke qenë se diferenca prej 5 pikësh me Vllazninë në kampionat nuk lë shumë vend për të shpresuar. "Ky është treni i fundit për Evropën. Luajtëm mirë në ndeshjen e parë dhe them se mund të bëjmë përmbysjen", deklaroi trajneri Misho Krstiçeviç përpara këtij takimi. Ndërkohë, një tjetër sfidë "ferri" pritet të jetë ajo mes Dinamos dhe Shkumbinit, që do të zhvillohet në "Qemal Stafa" në orën 17.00. Goli në fushë kundërshtare e favorizon Dinamon, megjithatë edhe një vit më parë, ishin peqinasit ata që nxorrën jashtë Kupës blutë e kryeqytetit. Por, nëse në sezonin e shkuar Dinamo e kishte siguruar titullin kampion, këtë vit ekipi kampion në fuqi e ka Kupën kompeticionin e vetëm që mund t'i sigurojë një pjesëmarrje në Europa League.
Përsa u përket ndeshjeve të tjera, çdo gjë duket pak a shumë e zgjidhur. Vllaznia ka fituar 2-0 në fushën e saj përballë Laçit, një rezultat që duket i vështirë për t'u përmbysur duke parë formën e shkodranëve. Ndërkohë, gjithçka duket e lehtë për Besën, që edhe pse është shumë pranë zonës së rënies nga kategoria, fitoi 3-1 në Korçë përballë Skënderbeut dhe sot pritet ta ketë si një shëtitje. Por, trajneri Gert Haxhiu kërkon kujdes: "Nuk jemi kualifikuar ende", tha ai, duke kërkuar të mbajë në tonus ekipin. Gjithsesi, korçarëve u duhet të shënojnë të paktën tre gola për të siguruar kualifikimin, ndërkohë që ata shkojnë në Kavajë me mungesa të shumta. Është e qartë se trajneri Duro është i fokusuar më shumë në kampionat se në Kupë.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)