E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër show i Murinjos: Më sulmojnë burracakët

MADRID-Rezultatet në kampionat dhe sidomos barazimi pa gola me Deportivon, kanë mjaftuar që Zhoze Murinjo të shfaqet para mediave me stilin e tij të zakonshëm polemizues. Këtë herë ai u mor me historinë e kalendarit, që e quan të hartuar keq, duke favorizuar Barcelonën. Kur u pyet për këtë, portugezi nuk ngurroi ta quante një gazetar të gazetës "Publiko" hipokrit. Në kuadër të ndeshjes me Deportivon, Murinjo tha se futbollistët e tij nuk patën shumë kohë për të pushuar, për shkak të ndeshjes së Champions League kundër Lionit. Ai akuzoi se Barcelona do të luajë të dielën e 13 marsit ndaj Seviljes, sepse do të ketë impenjimin me Arsenalin në Champions League ditën e martë, ndërsa Valencia do të luajë të shtunën edhe pse të mërkurën e ardhshme do të përballet me Shalken. "Nuk u ankova për kalendarin pas barazimit me Deportivon, pas një rezultati negativ, - tha portugezi. - U ankova para ndeshjes dhe ai që thotë të kundërtën gënjen. Jetojmë në një botë shumë hipokrite. Tani doli edhe kalendari i fundjavës së ardhshme. Barcelona do të luajë të martën me Arsenalin dhe të dielën me Seviljen, ndërsa Valencia luan të mërkurën me Shalken në Gjermani dhe të shtunën e ardhshme shkon në Saragoza. Ashtu siç Barcelona luajti të shtunën e kaluar dhe sot (dje) ndeshet me Valencian, e cila luajti të dielën. Është detyra juaj si gazetar ta raportoni këtë. Mund ta bëni në një mënyrë të balancuar ose në një mënyrë hipokrite, është e drejta juaj. Unë preferoj të jem një thes boksi, i goditur nga të gjithë burracakët e bashkuar. Kam lindur kështu dhe kështu do të jem, nuk kam frikë nga e vërteta. E di që nesër një bandë burracakësh do më sulmojë, por unë eci në rrugën time", deklaroi Murinjo në "fjalimin" e tij në konferencën për shtyp.

Reali do të përballet sot me Malagan, që drejtohet nga ish-i Manuel Pelegrini. I pyetur për një krahasim me të, Murinjo u përgjigj se Reali i sotëm ka një pikë më pak në kampionat, por ka arritur në finale të Kupës së Mbretit dhe është shumë pranë kalimit në çerekfinale të Champions

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›