Seria A, titulli ështënjë derbi Milan-Inter
MILANO-Nëse para të hënës kishte disa dyshime, tashmë ato janë shuar: titulli kampion i këtij viti në Itali do të jetë një betejë mes Interit dhe Milanit. Diferenca mes kuqezinjve dhe zikaltërve është vetëm 5 pikë në renditje, ndërkohë që humbja 3-0 e Napolit ka bërë që skuadra e Leonardos të kthehet në "armiken" kryesore të Milanit. Por, si Masimo Morati, ashtu edhe Adriano Galiani, e konsiderojnë Napolin "ende në luftë për skudeton". Një ditë pas ndeshjes Milan-Napoli, presidentit i Interit dhe zëvendës presidenti i Milanit, kanë dhënë përshtypjet e tyre mbi betejën për titullin kampion në Itali.
Morati
Presidenti i Interit e sheh ekipin e tij në vend të dytë pas humbjes së Napolit, por 5 pikët e diferencës nuk duken aq shumë, për më tepër që pas një muaji dy skuadrat do të luajnë "derbin e Madoninës". "Nuk besoj se derbi do të jetë deciziv, - deklaroi Morati. - Por, mund t'ju them se e gjithë kjo është zbavitëse. Beteja për titull po nis të bëhet interesante". Sipas kreut zikaltër, pavarësisht humbjes ditën e hënë, Napoli mbetet ende në valle për trofeun: "Skuadra e Maxarrit nuk është jashtë lojërave. Dje (të hënën) luajti një ndeshje të shëmtuar, por kjo nuk e hedh poshtë faktin se Napoli mbetet një skuadër e fortë dhe ka bërë gjithçka mirë deri tani". I pyetur se për cilin ekip do të bëjë tifozllëk të shtunën, në përballjen Juventus-Milan, Morati u përgjigj duke qeshur: "Nuk e kam menduar akoma!"
Galiani
Adriano Galiani, përpara se të flasë për objektivat, tregon se për cilin ishte puthja e Kevin Prins Boateng në momentin e shënimit të golit të dytë të Milanit. "Ishte një puthje për presidentin e Xhenoas Enriko Preciozi, - tha Galiani. - Në verë ishte një operacion shumë i veçantë, i nisur mes meje dhe Preciozit dhe në fund na eci mirë të dy klubeve". Më pas, një mendim për "arratisjen" e Milanit: "Titulli kalon nga 11 ndeshje, ndërsa Napoli nuk mendoj se është jashtë loje. Pikët e diferencës janë ato të përballjeve direkte, por mendoj se Napoli është ende në valle, pasi 5-6 pikë mund të humben ose të fitohen. Është e vërtetë se të hënën në mbrëmje diferenca ishte e dukshme, por ka ende 33 pikë në lojë", deklaroi numri 2 i Milanit.
Kaka
Rikardo Kaka duket se do të kthehet në një tjetër betejë merkatoje mes dy klubeve të Milanos, pas problemeve që ka hasur braziliani me ambientimin në Madrid. Galiani komentoi fjalët e mira në adresë të Milanit të thëna nga babai dhe menaxheri i Kakasë, Bosko Leite. "Ai është një mik, por nuk kemi folur kurrë për Rikardinjon. Për momentin nuk ka asnjë tratativë. A më pëlqen ta rikthej në Milano? Nuk e di, do të shohim", deklaroi Galiani. Të shtunën luhet ndeshja me Juventusin: "Do të preferoja që Juve të kish fituar me Bolonjën, sepse të luash në Torino me këtë atmosferë tensioni e nervozizmi, është tepër e vështirë".
(d.b/BalkanWeb)