Kupa, turi i dyte: Partizani - Skënderbeu

Të kuqtë i kanë fituar të dyja përballjet me korcarët në kampionat, por në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu fitoi 1-0 me golin e realizuar nga Cipi. Nëse për Partizanin e Hasan Likës Kupa mbetet objektiv madhor sezonal, për skuadrën "ujqit e dëborës" ajo mbetet thjesht një formalitet, pasi trajneri i Skënderbeut, Renato Rrapo, pohoi se e gjithë vëmendja e tij është lufta për mbijetesë në kampionat.
PARTIZANI - SKËNDERBEU (0-1)
Bilanci: Nd. 16, F 8, B 2, H 6. Golat: 23-16
PARTIZANI: 54 pjesëmarrje, 43 herë në cerekfinale, 31 herë në gjysmëfinale, 23 herë në finale, 15 herë fitues
SKËNDERBEU: 52 pjesëmarrje, 22 herë në cerekfinale, 7 herë në gjysmëfinale, 3 herë në finale, 0 herë fitues