Kupa, turi i dyte: Vllaznia - Besëlidhja

Besëlidhja e Neptun Bajkos humbi në shtëpi 1-0 me Vllazninë (gol i kosovarit Ilir Nallbani), por formacioni lezhjan, tashmë i drejtuar nga Ilir Gjyla, synon të shkaktojë surprizën e madhe brenda në "Loro Borici". Në 13 përballje midis tyre (e para daton në vitin 1961) shkodranët kanë dalë fitimtarë në 8 prej tyre, teksa Besëlidhja ka fituar vetëm 2 herë me 5 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë.
VLLAZNIA - BESËLIDHJA (1-0)
Bilanci: Nd. 13, F 8, B 3, H 2. Golat: 19-10
VLLAZNIA: 55 pjesëmarrje, 43 herë në cerekfinale, 25 herë në gjysmëfinale, 11 herë në finale, 5 herë fitues
BESËLIDHJA: 34 pjesëmarrje, 6 herë në cerekfinale, 1 herë në gjysmëfinale, 0 herë në finale, 0 herë fitues