E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, turi i dyte: Dinamo - Apolonia

Gjysmë e kualifikuar, Dinamo, në premierën e Ilir Dajës synon një fitore me rezultat sa më të thellë me Apoloninë, për të rifituar imazhin e cenuar në kampionat. Në takimin e parë ish-trajneri Agim Canaj fitoi në Fier 1-0 (gol i Pejic). Në dhjetë takimet midis dy ekipeve, 7 janë fituar nga 13 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë. Presidenti Besnik Sulaj nuk e ka fshehur oreksin e madh, i kërkon të dyja trofetë, që rrjedhimisht i japin edhe të tretin, Superkupën.
DINAMO - APOLONIA (1-0)
Bilanci: Nd. 11, F 7, B 3, H 1. Golat: 19-8
DINAMO: 50 pjesëmarrje, 41 herë në cerekfinale, 29 herë në gjysmëfinale, 18 herë në finale, 13 herë fitues
APOLONIA: 42 pjesëmarrje, 16 herë në cerekfinale, 8 herë në gjysmëfinale, 1 herë në finale, 1 herë fitues

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›