E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, turi i dyte: Teuta - Turbina

Skuadrës durrsake i mjafton fitorja me cdo lloj rezultati kundër Turbinës së Cërrikut. Në takimin e parë Teuta e Kristaq Miles e mbylli në barazim pa gola ndeshjen e parë në "Nexhip Trungu" kundër formacionit të Bardhyl Minxhajt. Në statistikat midis dy ekipeve, janë vetëm dy ndeshje, ku është shënuar vetëm një gol në fitoren 1-0 të Teutës, më 22 janar 1989, ku dy ekipet bënin pjesë atëherë brenda një grupi.
TEUTA - TURBINA (0-0)
Bilanci: Nd. 2, F 1, B 1, H 0. Golat: 1-0
TEUTA: 55 pjesëmarrje, 35 herë në cerekfinale, 16 herë në gjysmëfinale, 9 herë në finale, 3 herë fitues
TURBINA: 12 pjesëmarrje, 1 herë në cerekfinale, 0 herë në gjysmëfinale, 0 herë në finale, 0 herë fitues

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›