E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, turi i dyte: Besa - Luftëtari

Fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë duket se e ka humbur përfundimisht betejën për të fituar për herë të parë kampionatin (ndodhet 10 pikë larg Dinamos kryesuese). Besa e Bizhdilit ka vetëm një synim: mbrojtjen e trofeut të vetëm në 80 vjet histori. Takimi me Luftëtarin në Gjirokastër u mbyll në barazim 1-1 (gola Brahimit dhe Prognit) dhe shanset flasin më shumë për një kualifikim të verdhezinjve. Në 7 përballjet historike "pesha" e fitoreve anon nga Besa: 4 të tilla dhe 3 barazime.
BESA - LUFTËTARI (1-1)
Bilanci: Nd. 7, F 4, B 3, H 0. Golat: 12-6
BESA: 50 pjesëmarrje, 19 herë në cerekfinale, 10 herë në gjysmëfinale, 7 herë në finale, 1 herë fitues
LUFTËTARI: 35 pjesëmarrje, 9 herë në cerekfinale, 2 herë në gjysmëfinale, 0 herë në finale, 0 herë fitues

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›