Grupi H, Spanja luan mundësinë e fundit
Pas dështimit në përballjen e parë kundër Zvicrës, spanjollët do të futen në fushën e lojës me objektivin e qartë: tri pikët. Në të kundërt, shpresat për të kaluar grupin do të zvogëloheshin së tepërmi. Në rast të një barazimi, shanset e Spanjës do të vareshin në “fije të perit”, kurse humbja do t’i largonte përfundimisht nga Afrika e Jugut.
Kurse takimi tjetër i grupit H vë përballë Kilin dhe Zvicrën. Të dy ekipet luajnë për të marrë kreun e grupit, pas fitoreve në ndeshjet e para përkatësisht kundër Hondurasit dhe Spanjës me të njëjtin rezultat:1-0.