E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Kosova ka të drejtën për t'u bashkuar me Shqipërinë

Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti pohoi se nuk mund të bëhet integrimi në Bashkimin Evropian dhe as nuk mund të sigurohet një vend në OKB përderisa shteti i Kosovës ka pavarësi formale e nuk ka sovranitet.
Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, lideri i "Vetëvendosjes" Albin Kurti pohon kanë vendosur të marrim pjesë në zgjedhje, meqenëse është urgjente që gjatë këtyre një apo dy viteve pavarësisë t'ia shtojmë sovranitetin, ndërsa shprehu bindjen se nuk do të ketë pengesa të cilat do të jenë vendimtare dhe të cilat do t'ua pamundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje .
Sipas Kurtit sovraniteti nënkupton të drejtën e Kosovës për kontrollin e resurseve natyrore dhe të kapaciteteve ekonomike, nënkupton të drejtën e Kosovës për t'u bashkuar me Shqipërinë, nënkupton të drejtën e Kosovës për ushtri, nënkupton mospasjen e strukturave paralele të Serbisë dhe integritetin territorial.
Lideri i "Vetëvendosjes" ka deklaruar se mjeteve të deritanishme për luftimin e planit të Ahtisaarit si një plan i cili e bosnjëzon Kosovën, po ia shtojnë edhe mjetet institucionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›