Kinë, 175 viktima nga reshjet
Të paktën 175 persona është bilanci ende provizor i viktimave që kanë humbur jetën në jug të Kinës për shkak të reshjeve të shumta dhe përmbytjeve. Ndërkaq 107 persona janë deklaruar të zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja "China Daily", e cila saktëson se një milion njerëz të rrezikuar janë evakuuar nga banesat e tyre. Sipas vlerësimeve të para llogaritet se dëmi i shkaktuar nga kjo situatë e rënduar meteorologjike, arrin në 19,7 milionë jen, ose më shumë se dy milionë euro. Kushtet e rënduara të motit kanë provokuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike, dëme të konsiderueshme nëpër rrugë, shembjen e disa ndërtesave etj. Gjtithashtu miliona njerëz nuk kanë mundësi të furnizohen me ujë të pijshëm. Sezoni i reshjeve në Kinë, që zakonisht nis në muajin maj, pason sezonin më të egër të thatësirës prej thuajse një shekulli në juperëndim të vendit .