E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika e Jugut "pushton" Kupën e Botës

Të gjitha përfaqësueset latine janë në krye të grupeve përkatëse ose vetëm një hap larg kualifikimit për në fazën tjetër. Por jo vetëm kaq. Ato kanë demostruar futbollin më të bukur deri në këtë pikë të kampionatit botëror. Pra, shumë Amerikë Latine dhe pak Europë në Afrikën e Jugut.

Italia rrezikon seriozisht, ashtu si Gjermania dhe Anglia. Edhe Spanja, superfavoritja për fitimin e trofeut, ka ngecur në “grackë” në grupin H, kurse Franca është më shumë jashtë se brenda. Futbolli i kontinentit të vjetër po “plaket”.

çdo grup ka në krye një ekip amerikanojugor: Uruguaji në grupin e Francës, Argjentina në atë të Greqisë, Nigerisë dhe Koresë së Jugut. Paraguaji udhëheq grupin e Italisë, kurse Brazili bën ligjin në grupin e Portugalisë. Së fundi, Kili në grupin ku bën pjesë edhe Spanja. E vetmja skuadër që shpëton nderin e Europës është Hollanda, që tashmë ka siguruar kualifikimin. Nëse ecet me këto ritme, nuk do të habiteshim nëse mbrëmjen e 11 korrikut të kërcehej samba ose tango.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›