PDIU: Maqedonia drejt konfliktit etnik

PDIU-ja thekson se diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve në nivel shtetëror ditët e fundit i ka lënë vendin përplasjes fizike me motiv etnik ndërmjet të rinjve në Maqedoni.
Kjo parti, shpreh indinjatën ndaj autoriteteve shtetërore maqedonase që nuk parandalojnë dhe nuk ndëshkojnë dhunuesit e nxënësve shqiptar. “Kjo ngjarje është e përsëritur dhe paraprihet nga raste të tjera të ngjashme si rrahja në ndër-etnike në fillim në 3 mars në fshatin Vollkovë dhe Butel të Shkupit ; rrahje ndaj nxënësve shqiptarë në fshatin Stajkovc në 23 shkurt apo vrasja e nxënës 18 vjeçar Jashar Muhamed Ali i cili ndërroi jetë vjet në 8 prill pasi ishte rrahur brutalisht në shkollën e tij”, thekson kjo parti.
PDIU paralajmëron të gjithë faktorët shtetërorë, ndërkombëtarë por mbi të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni mbi rrezikun që po kanoset me rishfaqjen e dhunës etnike në vendin fqinj. “Fatkeqësisht, në këndvështrimin tone, shteti maqedonas nuk po bën aq sa duhet për të krijuar një frymë bashkekzistence dhe nëpërmjet diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve rrit mundësitë e ndodhive fatkeqe siç ishin dhuna brutale ndaj 15 të rinjve shqiptarë”, thuhet në reagim.
“Ne shprehin solidaritetin tonë të madh për bashkë-kombasit tanë në Maqedoni dhe i bëjmë thirrje institucioneve shtetërore maqedonase që të vihet në lëvizje për vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe që të marra masa serioze për të parandaluar ngjarje të tilla që jo vetëm vënë në pikëpyetje bashkëjetesën ndër-etnike brenda Maqedonisë, por që kërcënojnë stabilitetin e mbarë rajonit. PDIU gjendet në krah të familjarëve të të rinjve shqiptarë të cilët u dhunuan dje në Shkup dhe kërkon me force që në këtë moment të ketë kohezion kombëtar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Sirenat e alarmit duhet të dëgjohen në kohë, përpara se ndodhitë negative të ndodhin. Ky është një moment i tillë”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/
2012-03-09 10:59