E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dhe aleatët: Homazhet për 21 janarin, nxitje për drejtësinë

21 janari vitit të kaluar do të përkujtohet përmes një ceremonie-homazh në nderim të katër të vrarëve: Aleks Nikaj, Faik Myrta, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.

Ky është qëndrimi i përbashkët i partive opozitare, i  cili u bë i ditur për mediat nga koordinatori i opozitës së bashkuar, Preç Zogaj, pas takimit në selinë rozë.

Do të organizojmë një homazh për të kujtuar katër protestuesit e vrarë një vit më parë. Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të marrin pjesë në mënyrë që të nxisin prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë, tha Zogaj.

Ai përshëndeti deklaratën e tre ambasadorëve për 21 janarin, duke theksuar se në deklaratë thuhet se katër viktimat ishin të pafajshëm. Po, të tillë ishin. I vetmi faj i tyre ishte se morën pjesë në një demonstratë të organizuar nga opozita, tha ai. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›