E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësimi në shqip, kërkohet ndërrimi i emrave të shkollave në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka bërë të ditur se do të shqyrtojë dhe do të vendosë lidhur me ndryshimin e emrave të shkollave në komunën e Çairit.

Këshilli komunal i Çairit vendosi të premten ndryshimin e emrave të shkollave nga emrat e heronjve maqedonas në emra të personaliteteve historike shqiptare, pasi mësimi në këto shkolla vijon në gjuhën shqipe.

Ministri i Arsimit, Pançe Kralev, theksoi se nuk ka ardhur deri tani kërkesë nga komuna e Çairit lidhur me ndërrimin e emrave dhe se sipas tij, pas kërkesës do të vendoset nga ana e ministrisë, pasi të jetë kryer verifikimi.

Ndryshimi i emrave të shkollave është bërë me nismën e kryetarit të kësaj komune, Izet Mexhiti. Shkolla fillore “Cvetan Dimov” është emërtuar “Hasan Prishtina”, shkolla “Rajko Zhinzifov” do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Jane Sandanski” në “Jashar Beu” dhe shkolla “Nikolla Vapcarov” në “Imri Elezi”. /  INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›