Rifillojnë protestat në Bahrejn

Përleshjet kanë përfshirë sërish kryeqytetin e Bahrejnit, Manama, në një-vjetorin e protestave pro demokracisë që u zhvilluan në këtë vend.
Forcat e sigurisë sulmuan protestuesit me gaz lotsjellës që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, me ç’rast të paktën 60 protestues kanë humbur jetën gjatë demonstratave.
Muajin e kaluar, mbreti Hamad Bin Isa Khalifa u përpoq të qetësonte turmat, duke paralajmëruar reforma kushtetuese në Bahrejn.
Por opozita dhe grupet për të drejtat e njeriut thanë se shumë pak është bërë në këtë drejtim.