E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët do shkojnë atje ku janë ndalur tanët: te familja Berisha

 

Meqënëse po meremi shumë me Ameriken, perse nuk shikojme si e trajton Amerika kete problemin e korrupsionit dhe si e trajton Shqiperia. Mbase të pakten mësojme diçka nga ky qëndrimi amerikan.

Aq më tepër që për Ameriken flitet per nje ambasador ne nje vend pa vlere per Ameriken, siç eshte Shqiperia. Ndersa per Shqiperine flitet për një familje kryeministrore, një minister Mbrotjeje dhe nje qeveri te tere. Dhe nga kjo shkalle korrupsioni, jane dhe pasojat. Nje shperthim ne Gerdec, me te vrare e te plagosur dhe deme materiale. Ky është bilanci shqiptar. Bilanci amerikan janë një sasi fishekësh te skaduar ne duart e ushtrise afgane ( jo amerikane)

Me përfshirjen e ambasadorit amerikan në këto hetime, unë mendoj se shumë shpejt hetuesit amerikanë do të arrijnë atje ku janë stepur hetuesit e Tiranës: familja e kryeministrit dhe vetë kryeministri, ashtu siç thoshte në përgjimet e telefonatave Diveroli (deri më tani kanë dalë të gjitha të sakta).

Deshmia e majorit Harrison, po u pranua si e vertete, e implikon Berishen keqas. Kjo per faktin e thjeshte se Mediu nuk ishte minister i vetvetes, por i qeverise Berisha!

Pikerisht ne kete cilesi, pra si minister i Mbrojtjes i Qeverise Berisha, i kerkon kontaktit te tij institucional prane perfaqesise diplomatike te SHBA-ve ne Shqiperi nje takim me shefat e tij, ambasadorin ose zv.ambasadorin.

Sipas deshmise, si Mediu, ne cilesine e perfaqesuesit te qeverise Shqiptare, ashtu edhe perfaqesuesit e larte te ambasades jane te shqetesuar per viziten e gazetarit. Kjo implikon se te dyja keto pale jane ne dijeni te faktit, se ka diçka qe nuk shkon ne operacionin Meico-AEY dhe shqetesimi, sipas meje, buron pikerisht nga frika se mospergjegjesia (apo nje pjese e saj) e kesaj anomalie ne operacionin ne fjale mund te bjere mbi ta.

Kam pershtypjen se jemi vetem ne fillim te “stuhise” dhe do te kete akoma shume ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›