E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë dhe Tirana, miqesore në Antalia

Kombëtarja shqiptare me në krye trajnerin Oto Baric do të niset nesër drejt Antalias ku do të zhvillojë një zbor dhjetë ditor nga 20-30 janar. Kroati ka thirrur 25 lojtarë për këtë zbor ku pjesa më e madhe janë nga kampionati shqiptar dhe talente që luajnë me klube të ndryshme europiane. Përvec stërvitjes, kuqezinjtë do të kenë mundësi që gjatë këtyre dhjetë ditëve të zhvillojnë edhe tre ndeshje miqësore me ekipe të ndryshme që do të jenë për fazë përgatitore gjatë kësaj periudhe në qytetin turk. Kundërshtari i parë i përfaqësueses më datë 22 janar do të jetë Tirana e cila është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia. Ndeshja midis kuqezinjve dhe bardhebluve është zyrtarizuar tashmë dhe një lajm të tillë e konfirmon zëdhënësi për shtyp në Federatë, Lysien Nurishmi. "Në datat 22, 25 dhe 28 janar kombëtarja do të zhvillojë tre takime miqësoreme ekipe të ndryshme që do të jenë në Antalia gjatë kësaj kohe. Kundërshtari i parë i kuqezinjve do të jetë ekipi i Tiranës në datën 22 mars. Gjithashtu një kundërshtar e ka gjetur edhe tekniku Baric por që nuk bëri të ditur emrin e skuadrës. Ndërsa për ekipin e tretë gjithcka do të vendoset gjatë qëndrimit dhjetë ditor në Antalia" përfundoi zëdhënësi Nurishmi. Ekipi përfaqësues do të grumbullohet në Hotel "Limak Limar" që është një ndër më të mirët në qytetin turk. Ndërkohë që pas këtij turneu stërvitor, trajneri Oto Baric do të jetë në Tiranë më datë 4 shkurt në prag të sfidës miqësore me Maqedoninë, takim që ende nuk është përcaktuar se në cilin stadium do të luhet.
Besar Bozgo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›