E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të ndikojmë të gjithë nga pak, për të ndalur këtë murtajë"

Kur lexova letrën e asaj nënës në rubrikën tuaj të "Kontaktit", m'u ngjeth mishi. Amani bre vëllezër, le të ndikojmë të gjithë për të ndalur këtë mortajë të popullit, gjakmarrjen! Mjetet e informimit, prijësit fetarë, pushteti, njerëzit e vullnetit të mirë e me autoritet, le të përpiqen nga pak përditë për të ndikuar që vatrat e hakmarrjeve e gjakmarrjeve të mundshme të parandalohen. Nga ana tjetër, Ligji të bëjë punën e vet dhe gjykatat të jenë në nivelin e aspiratave të shoqërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›