E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kemi të drejtë të jetojmë në një Shqipëri pa bastardë"

Unë besoj se një lëvizje e fuqishme popullore është në prag në Shqipëri. Shqiptarët nuk mund të jenë gjithmonë kaq indiferentë, nuk mund të heshtin përballë një gjendjeje të tillë ku pasurohen vetëm politikanët dhe trafikantët. Kemi të drejtë të kemi drita dhe ujë. Sa për Vlorën, do të thosha: duhet të punojmë për veten tonë, jo për të tjerët. Rroftë Vlora në një Shqipëri pa bastardë!
Kemi turp të tregojmë që jemi shqiptarë; i ka marrë vesh bota të gjitha budallallëqet tona dhe tani na tregojnë me gisht. Kjo është edhe një nga arsyet pse emigrantët nuk u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Me keqardhje e them këtë fjalë, por duhet ta pranojmë që kjo është e vërteta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›