Zhbllokohet Tirana, Halili serish financues
Aranit Muraci
Zgjidhet ceshtja e sponsorizimit te Tiranes. Halili qe sponsorizoi ekipin i cili u shpall kampion pas ketij sezoni, do te jete serish sponsor edhe per edicion e dyte futbollistik. Donatori i Tiranes, Refik Halili do te nenshkruaje sot nje kontrate te dyte sponsorizimi me klubin e Tiranes, per te nisur keshtu ndertimin e ekipit te ri qe do te konkurroje fillimisht ne fazen eliminatore te Liges se Kampioneve dhe me vone, ne sezonin e ri futbollsitik. Gjate dites se djeshme klubi Tirana paralajmeroi nje mbledhje me drejtuesi te Tiranes, ne vigjilje te sezonit te ri, por nuk ishin te pranishem dy prej donatoreve, Agron Papuli dhe Avni Nuri. I pyetur per ecurine e metejshme te Tiranes, per "Koha Jone", drejtoi i klubit, Rauf Dimraj thekson: - "Kishim nje mbledhje, per te diskutuar per te ardhmen e ekipit. Ishte i pranishem vetem Halili, me te cilin biseduam dhe rame dakord ne disa pika". "Ne linje telefonike nga Anglia ka komunikuar edhe pjesemarrjen e saj ne sponsorizim, donatorja Shefikat Ngjela. Ne pamundesi per te ardhur, per nje problem shendetesor, Ngjela ka munguar ne kete mbledhje. Papuli dhe Nuri nuk kane dhene asnje sinjal dhe munguan ne mbledhje, duke mbetur ne te njejtat pozita si gjate sezonit te fundit",- tha Dimaraj. Per pergatitjet, ne vigjilje te "Champions", Halili do te nenshkruaje nje kontrate me klubin. "Besoj se sot do te nenshkruhet kontrata me Halilin, edhe per edicionin e ri, per t'i hapur rruge ndertimit te skuadres se ardhshme", - u shpreh Dimraj. Pas dites se sotme, do te zgjidhet trajneri i ri qe do te ndertoje me tej ekipin e ardhshem. Sipas Dimrajt, klubi nuk mund te nderhyje ne kete aspekt sepse i ka te kufizuara mundesite financiare, ndaj edhe pas zgjidhjes se ceshtjes se financimit, do te caktohet trajneri i ardhshem, brenda dy diteve dhe ai do te ndertoje skuadren e re. "Do te zgjedhim trajnerin e ri dhe me tej ai do te perzgjedhe skuadren e ardhshme qe do te konkurroje ne Evrope dhe per edicionin e ri futbollistik. Tirana ka objektiva te larte ndaj edhe klubi nuk mund te afronte asnje zgjidhje, ne mungese te anes financiare", - perfundon Dimaraj. Tirana fitoi titullin e 24-et ne histori dhe pas ketij suksesi do te kerkoje te perserise suksesin, fillimisht me pjesemarrjen ne Evrope dhe me tej ne edicionin e ri.