E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte pushojne, menaxheret ne pune

Lojtaret kryesore te ekipit tone kombetar ndodhe ne merkato dhe ende me kryesoret nuk kane firmosur per klubet e tyre te reja. Pas mbylljes se kampionatit, emrat e tyre po lakohen vazhdimisht ne media, madje edhe ne deklarimet e drejtuesve apo trajnereve te skuadrave te njohura evropiane ata jane permendur si perforcime te radhes. Por Cnaa, Skela dhe Duro kane vonuar qe te zgjedhin ekipin e tyre te radhes. Merkatoja e veres do te mbyllet me 31 Gusht, ndaj edhe koha qe eshte ne dispozicion u jep te drejte lojtareve qe te mendohen mire para se te bejne zgjedhjen e duhur. Emri i Lorik Canes po lakohet cdo dite, sa ne nje klub gjerman, edhe ne Angli, por mesfushori akoma nuk e ka thene fjalen e fundit. Ai pritet te zgjedhe Hamburgun, qe i ka afruar me shume para. Klodian Duro pritet te konfirmohet te Apoloni i Limasolit, ku sipas miave qipriote pranoi oferten, por ka vonuar gjithashtu te hedhe firmen. Edhe Ervin Skela eshte ne treg i lire, pa vendosur per destinacionin e tij te radhes. Vlonjati prishi kontraten me Enerxhi Kutbos dhe ka nje oferte zyrtare ne Turqi dhe madje emri i tij po lakohet edhe nga Palermo ne Seria A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›