E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafi firmos per Evertonin, shqiptari i kombetares gjermane

Kombetares shqiptare i mungon nje qender mbrojtes dhe trajneri Josip Kuzhe eshte duke bere perpjekje, gjate veres, qe te zbuloje ndonje nga lojtaret e rinj, brenda dha jashte vendit. Fatkeqesisht jane disa lojtare shqiptare, qe luajne ne klube te njohura evropiane dhe kane preferuar ekipe te tjera kombetare, per t'u perfaqesuar ne te ardhmen e tyre. Nje prej tyre eshte edhe Shkodran Mustafi, i cili eshte bere objekt i medieve ne Angli, pasi nenshkroi nje kontrate me Evertonin. Mustafi ishte deri kete sezon pjese e Hamburgut, ishte lojtar i duhur per te qene pjese e kombetares sone. Talenti i Mustafit ka rene en sy te gjermaneve te cilet e kane afruar me ekipin kombetar te U-17. Mustafi qe lojtaret e rinj ne moshe. Evertoni bleu lojtarin e talentuar shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili duhet te largohet nga klubi i tij i Hamburgut. 17-vjecari ra parimisht dakord per kete levizje, duke arritur te nenshkruaje nje marreveshje tre vjecare me skuadren e Premier Liges. - "Ne beme perpjekje qe ta mbajme Shkodranin ne klubin tone, por klubi anglez i afroi kushte me te mira financiare," - theksoi Jens Todt, drejtori i klubit te Hamburgut. - "Ishte e veshtire qe ta pranonim, por largimi i tij nuk mund te shmanget." Mustafi eshte shqiptar, por ka pranuar oferten e ekipeve te kombetares se Gjermanise. Ai aktualisht ben pjese ne U-17 te Gjermanise dhe pas ofertes se fundit deklaron: - "Eshte nje ndjenje e kendshme. Ishte endrra ime qe te luaja ne Premier Lige dhe tani ajo eshte bere realitet. Kalova tre vite me Hamburgun, por tani dua te nis nje epoke te re." Mustafi eshte qender mbrojtes dhe lajmi i blerjes se tinga Evertoni eshte publikuar nga "Daily Post".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›