Kuqezinjte zgjedhin kryeqytetin per Vitin e Ri
Kryeqyteti shqiptar, Tirana do te jete epiqendra e lojtareve kuqezi, per festat e fundvitit. Edhe dy ose tre jave kane mbetur nga perfundimi i fazes se pare, ne te gjithe Evropen. Kuqezinjte pritet te kalojne pushimet ne Shqiperi. Me perjashtim te lojtareve qe luajne ne Gjermani, te tjeret,thuajse te gjithe do te rikthehen ne Shqiperi. Lojtaret qe aktivizohen ne kampionatin ukrainas dhe ne Qipro, mezi presin qe t'iu bashkohen familjeve te tyre, ne Shqiperi, per te festuar Vitin e Ri bashke me ta. Keshtu, kane konfirmuar se do te vijne ne Shqiperi, lojtaret qe luajne ne Qipro, Duro dhe Hidi, Ervin Bulku ne Ukraine, Dorian Bylykbashi, apo edhe Hamdi Salihi ne Austri dhe Erjon Bogdani ne Itali. Madje, sipas kuqezinjve edhe kosovaret Dallku dhe Curri, naten e Vitit te Ri kane gjasa ta kalojne ne Tirane, bashke me familjet e tyre. Gjithsesi, fundi i fazes se pare po afron dhe lojtaret e ekipit perfaqesues, pritet te perfitojne kohe edhe per t'u clodhur, nga ngarkesa e larte.