E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e Meta, "dualitet" ne Madrid

Dy opozitaret, Edi Rama dhe Ilir Meta shfaqen me tere forcen, dualizmin qe ekziston ne gjirin e se majtes, dje para anetareve te Keshillit te Partive Socialiste Evropiane ne Madrid, ne diskutimet me teme "Per nje Ballkan te ri social". Kreu i opozites, Rama shpalosi programin e selise roze, ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe e cilesoi te sigurt ardhjen ne pushtet te se majtes vitin e ardhshem. Duke u shprehur se eshte konsultuar me partite si motra, per programin e ardhshem qeverises, ai nuk ka munguar te prezantoje vizionin e tij para krereve te PSE-se. Ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta, u shpreh se ajo per cka kane nevoje vendet e Ballkanit, eshte forcimi i institucioneve dhe stabilitetit institucional. Sipas tij, institucionet jane te dobeta, pasi ende ligji nuk zbatohet ne menyre efektive dhe pavaresia e drejtesise ende mbetet shume e kufizuar. Kjo vjen si pasoje e mendesise qe trashegojne keto vende dhe nje pjese e drejtuesve te tyre, qe eshte autoritare, tipike si ajo e partise ne shtet. Ne kete keshill, Meta nuk la pa permendur as precedentin negativ sipas tij, per ndryshimin e Kushtetutes ne Shqiperi. "Ne menyre jo transparente, krejtesisht per qellime te ngushta dhe me pasoja afatgjata per pavaresine e institucioneve dhe sidomos te Drejtesise. Keto ndryshime kane sjelle edhe nje fryme autoritariste permes fuqizimit te pozicionit te kryeministrit, ne kurriz te parlamentarizmit", tha Meta. Fjalimi i kreut te LSI-se, nuk u degjua nga Rama, i cili menjehere pasi foli para Keshillit te Partise Socialiste Evropiane u nis per ne Shqiperi, per te marre pjese ne dreken qe mbahej ne Pallatin e Brigadave ne nder te ardhjes per nje vizite te kryeministri italian, Berluskoni. Gjate pjesemarrjes se tij ne takimin e Keshillit te Partise Socialiste Evropiane, Rama e Meta u takua edhe me Presidentin e PSE, Rasmunsen, ish-kryeministrin e Spanjes, Gonzales, kryeministrin Kroat dhe te tjere personalitete te rendesishme te se majtes ne Evrope. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›