E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet e shiut, probleme në disa qytete të vendit

Rreshjet e vazhdueshme të shiut kanë shfaqur probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Fierit rreshjet kanë përmbytur rrugët e qytetit ndërsa ne fshatin Frakull rrezikohen të përmbyten 40 shtëpi. Nga informcionet e marra nga përmbytja e rrugëve është bllokuar aksi Fier-Patos ku zona e Patosit është më problematike . Probleme nga rreshjet e shiut ka pasur edhe në qytet Durrës dhe Lushnjë ku rreshjet e shiut kanë përmbytur rrugët e këtyre qyteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›