E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani dhe Tirana, nis java e derbit

Tirana dhe Partizani pritet te luajne ndeshjen e madhe derbi, e cila si rralle here nuk po pritet me interesin e duhur nga ana e tifozeve. Kjo per faktin se ekipet po kalojne momente te veshtira, ne javet e fundit. Tirana duhet te ishte e para, por humbi kryesimin pas fitores se Teutes, ndersa Partizani e ka harruar shijen e fitores. Ekipet kryeqytetase e kane nisur javen e fundit, duke bere edhe nje analize, ku secila pale synon te arrije ne fund te javes tjeter, nje rezultat pozitiv. Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, e ka te qarte se ekipi i tij do ta kete shume me te veshtire fitoren. Por lojtaret e Partizanit, ata qe kane perjetuar disa ndeshje te meparshme nga derbi, besojne se mund te arrihet nje rezultat pozitiv. Sidoqofte, ne kampin bardheblu jane shfaqur hapur problemet mes drejtuesve te klubit. Kryedonatori Refik Halili, per situaten e fundit dhe ndeshjet e dobeta te Tiranes ka fajesuar publikisht donatoret e tjere. Bardheblute nisen dje javen anti-Partizani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›