E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi e trajneri Souza Ishte vërtet talent

Thanë për të

Të gjithë e përjetuan rëndë ndarjen nga jeta të Besian Idrizajt. Me të marrë lajmin e hidhur, bashkëkombësi ( me pasaportë finlandeze) dhe njëkohësisht shoku i tij i sulmit te Suansa Siti, Shefki Kuqi, udhëtoi drejt Austrisë për ta ndarë dhimbjen me familjen e tij. I përlotur ai rrëfen: “Besiani nuk do t’i mungojë vetëm familjes së tij, klubit apo Kosovës, por do t’i mungojë gjithë botës, sepse kush ka dëgjuar për vdekjen e tij, është tronditur. Ishte një person jashtëzakonisht i mirë. Ka qenë një talent shumë i madh. Një djalë shumë inteligjent. Nuk ka shprehje për ta përshkruar atë”. Ndërsa trajneri i Suansa Sitit, Paulo Souza i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe ka shtuar: “Përmirësonte në mënyrë konstante dhe në fund të sezonit të gjithë e kishin kuptuar se bëhej fjalë për një talent të vërtetë. Do të më kishte pëlqyer ta demonstronte këtë në sezonin e ardhshëm. Luftonte për të realizuar një ëndërr dhe është e vështirë të kuptosh përse u largua në një moshë kaq të brishtë. I vetmi ngushëllim është, se gjendej pranë familjes së tij”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›