E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellegrini u thotë lamtumirë lojtarëve



Manuel Pellegrini i ka dhënë lamtumirën e fundit lojtarëve të Real Madridit gjatë një seance stërvitore.

"AS" pohon se kiliani do të mbetet në kontakt me zyrtarët e klubit para se të finalizojë shkëputjen e kontratës së tij të hënën.

Pas stërvitjes, Pellegrini u takua me drejtorin gjeneral Jorge Valdano dhe drejtorin Miguel Pardeza me të cilët foli për më se 15 minuta.

Spekulohet se Valdano ishte i drejtpërdrejtë me Pellegrinin duke e informuar se ai nuk do të jetë trajner i Realit në sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›