E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i Anglise Kapelo i kenaqur pas fitores 1-0 ndaj Spanjes

Trajneri i Anglisë, Kapelo, i kënaqur pas fitores 1-0 ndaj Spanjës

Ai sidomos ka vlerësuar lojën e futbollistëve të rinj.

Spanjolli Fabregas theksoi se skuadra e tij ishte më e mira në fushë, edhe pse humbi.

“Jam vërtet i lumtur për rezultatin, por edhe i lumtur për paraqitjen. Jam vërtet i lumtur pasi në këtë mbrëmje ju patë lojtarë të rinj që luajtën shumë mirë dhe me besim përballë kampionëve të botës. Për mua, ky është një hap shumë i rëndësishëm për lojtarë të tillë si Roduell, Xhons dhe Uelbek. Ata janë gati për të luajtur në ekipin e parë dhe në Euro 2012”.

Spanjolli Fabregas:

“Një rezultat zhgënjyes, por mendoj se luajtëm mirë. U pa qartë se ne e dominuam ndeshjen dhe e detyruam Anglinë që të mbrohej thuajse gjatë gjithë 90 minutave. Pra, dy skuadrat luajnë në mënyrë krejtësisht të ndryshme, ndërsa fitoi ajo që u mbrojt. Pësuam gol nga një goditje dënimi pasi gabuam, por përgjithësisht ne jemi të lumtur sepse luajtëm shumë mirë”.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›